Google ADS

Konjufca kërkon strategji Kosovë-Shqipëri kundër përpjekjeve të Serbisë për ta sfiduar Kosovën

12:13 | 14 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim një grup të deputetëve nga Shqipëria të prirë nga kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla.

Në këtë takim sipas komunikatës është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendëve në fusha të ndryshme.
Sipas komunikatës së Kuvendit të Kosovës, thuhet se ka Konjufca ka kërkuar një strategji të përbashkët kundër përpjekjeve të Serbisë për ta sfiduar Kosovën në mekanizmat parlamentarë evropianë.
“Kryetari Glauk Konjufca vuri në pah kontributin e madh të Shqipërisë për Kosovën dhe, pasi shprehu mirënjohje të lartë, theksoi se do të punojmë në intensifikimin e raporteve mes parlamenteve tona, si dhe kërkoi një strategji të përbashkët kundër përpjekjeve të Serbisë për ta sfiduar Kosovën në mekanizmat parlamentarë evropianë. Meqë jemi një komb, kemi nevojë të jemi shumë më afër njëri-tjetrit për t`i përballuar sfidat që kemi përpara në raport me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe integrimet evropiane, tha kreu i Kuvendit.
Nga ana e tij kryetari i GP të PS, Taulant Balla, premtoi bashkëpunim konkret në të gjitha nivelet, duke u shprehur se Shqipëria do të pozicionohet gjithherë në interes të faktorit shqiptar.
Bashkëbiseduesit po ashtu vlerësuan se Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë duhet t’i shërbejnë heqjes së të gjitha barrierave eventuale burokratike, unifikimit të qëndrimeve karshi nismave rajonale dhe bashkërendimit të hapave në rrugëtimet integruese.

Në këtë frymë ata konstatuan se takimet e tilla janë padyshim tregues i bashkëpunimit të ngushtë politik dhe u pajtuan që ai të shtrihet në të gjitha fushat, si dhe t`i shërbejë forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme