FDA: Omicron infekton të vaksinuarit

12:02 | 14 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (FDA) në Shtetet e Bashkuara thotë se shumica e të infektuarve me variantin Omicron janë të vaksinuar plotësisht.

Autoriteti Shëndetësor tha se nga 43 raste të konfirmuara aktualisht me variantin Omicron, 34 janë të vaksinuar me dy dozat.

Madje, 1/3 e të infektuarve kanë marrë edhe dozën e tretë përforcuese të vaksinës anti-covid.

Edhe pse shifrat e të infektuarve me variantin Omicron janë të vogla, ato e shtojnë shqetësimin se vaksinat aktuale ofrojnë më pak mbrojtje ndaj variantit tepër ngjitës.

Varianti Omicron është raportuar në më shumë se 20 shtete të ShBA-së deri më tani, pasi u identifikua fillimisht në jug të Afrikës në fund të muajit nëntor.

Shumica e rasteve me Omicron në SHBA raportohet se kanë vetëm simptoma të lehta, përfshirë kollën dhe këputjen.

Simptoma të tjera që janë më të rralla, janë të vjellat, vështirësia në frymëmarrje, diarreja dhe humbja e shijes dhe e nuhatjes.

Rasti i parë i regjistruar me Omicron në SHBA u identifikua në 1 dhjetor te një person i vaksinuar me të dyja dozat që kishte udhëtuar nga Afrika e Jugut./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme