Deputetët sot në kuadër të seancës së 54-të, për të katërtën ditë me radhë do të debatojë rreth Propozim-buxhetit për vitin 2022 në lexim të dytë.
Shpenzimet e përgjithshme në Projekt-buxhetin janë planifikuar në 272,4 miliardë denarë ose 35,2 për qind të BPV-së, ndërsa të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 238,9 miliardë denarëve ose 30,9 për qind e BPV-së.
Deficiti është projektuar në 33,5 miliardë denarë ose 4,3 për qind nga BPV, ndërsa investimet kapitale do të jenë 38,2 miliardë denarë.
Më 4 dhjetor, Qeveria e miratoi Projekt-buxhetin për vitin 2022. Janë pranuar 23 amendamente në vlerë të përgjithshme prej rreth 382 milionë denarëve.
Në mënyrë plotësuese, me propozim të Ministrisë së Financave janë pranuar edhe plotësimet shtesë të Buxhetit për vitin e ardhshëm – rritje e mjeteve në MSHIA në vlerë prej 250 milionë denarëve për realizimin e aktiviteteve programore të RTVM, rritje e vlerave të Gjykatës Kushtetuese në vlerë prej një milionë denarë për zgjedhjen e gjykatësve të rinj, rritjen e fondeve në Policinë financiare në vlerë prej një milionë denarëve për blerjen e automjeteve.
Në seancë është vërtetuar edhe teksti i propozim-vendimit për shpërndarjen e fondeve mes shfrytëzuesve të Buxhetit të pushtetit qendror dhe mes fondeve me konkluzion që ai të dërgohet për miratim në Kuvend.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...