Google ADS

3 mënyra se si të hiqni qimet e padëshiruara nga fytyra

09:07 | 14 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Qimet në fytyrë janë irrituese dhe të neveritshme për shumë gra.

Kur hiqen me metoda të ndryshme, shkaktojnë irritim të lëkurës dhe dhembje, transmeton arbresh.info

Arbresh.info ju sjell disa metoda të lehta për të larguar qimet e padëshiruara në fytyrë.

  1. Lëngu i patates dhe thejrrëzat e kuqe

Bëni një pastë nga lëngu i 2 -3 patateve, 4 lugë të vogëla lëng limoni, 1 lugë e vogël mjaltë dhe një tas thjerrëza të kuqe. Pasi të bëhet pastë, aplikoni në fytyrë, e mbani për disa minuta dhe e largoni nga ana e kundërt e qimeve.

  1. Mjaltë dhe limon

Aplikoni maskën e bërë nga 1 lugë e mesme mjaltë dhe i shtoni disa pika limon. Përbërësin  e mbani 15 min. Pasi të jetë tharë e largoni me një peshqir.

  1. Sheqer dhe mjaltë

Përzieni 1 lugë të madhe sheqer dhe një lugë të madhe mjaltë. Shtoni edhe disa pika limon. Pastën ngroheni për nja 3 minuta dhe e vendosni në fytyrë. Largoni maskën në drejtim të kundërt të qimeve.

  1. Veza

Përzieni një lugë sheqer, një lugë miell dhe të bardhën e vezës. Aplikoni maskën në fytyrë dhe lëreni të thahet. Më pas hiqni maskën në drejtim të kundërt të qimeve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme