Tahiri: Haradinaj nuk e takoi për qejf Radoiçiqin por për politikë

22:26 | 13 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Besnik Tahiri ka thënë se Haradinaj nuk e ka takuar për qejf Radoiçiqin por për politikë, kemi qenë në Qeveri si tash që Kurti është me Rakiqin

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk e ka takuar me dëshirë Milan Radoiçiqin, por për shkak të politikës.

Tahiri RTV Dukagjini ka thënë se Haradinaj në atë kohë ka qenë kryeministër, ndërkaq i ka takuar të gjithë politikanët, edhe ata të Listës Serbe.

Madje, Tahiri tha se takimi nuk ka qenë për biznes por për politikë.

“Zotëri Haradinaj, kur e ka takuar përfaqësuesin e Listës Serbe e ka takuar në zyrën e tij, kurrkush nuk e ka shty me zor ta bëj atë fotografi e me qit. Ka mujt me mbajt atë takim edhe me mbyll takimin. Ai i ka takuar të gjithë politikanët, por nuk i kanë vendosur fotografitë, e ka takuar se është përfaqësues i një partie politike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme