Ish-kryeministri Sali Berisha rrëfen në Çim Peka Live se ka patur oferta për heqjen e non grata në SHBA përmes lobimit.
Berisha tregoi se ka patur edhe kërcënime nga më të ndryshmet, por që të gjitha i ka hedhur poshtë.
“Oferta të shumëllojta. Oferta për të hequr këtë nëpërmjet lobimit se s’ka asgjë në të. Jo. Kam refuzuar. Oferta për të hyrë vetë në heshtje dhe për të lehtësuar familjarët. Jo. Kam refuzuar. Kam refuzuar oferta, kërcënime nga më të turpshmet, të dokumentuara. I kam hedhur poshtë me neveri. E ke dëgjuar kur flet për fëmijët? Ai është një… Kur flet ai gabimi më i madh që mund të bësh është të besosh ato që thotë. Kujtoi se po përcillet mesazhe që gjërat mund të shkojnë të Thesari etj. Le të shkojnë te Thesari. Dëgjoja një zëdhënës të tij në studio, para Kuvendit Basha do të nxjerrë dy gjëra të tmerrshme. Dhe ai tregonte labirinthet e zeza nga të cilat del ai që thoshte një gjë të tillë. Pra, unë nuk kam asnjë lloj lëkundje, s’ka lidhje fare kjo me non grata-n time. Lëvizja që kam ndërmarrë më ka penguar në punën time. Sepse më kushton kohë nga mëngjesi e deri në darkë. Unë po shkruaja edhe vëllime, edhe dokumente, dhe do të bëja atë betejë që më takonte të bëja në mbrojtje të dinjitetit tim. Por nuk kam hequr dorë”, u shpreh Berisha. /syri.net/
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...