Është hedhur sot në selinë e UEFA në Zvicër shorti i fazës së 1/16-ve i Conference League, duke përcaktuar kështu rrugën që do të ndjekin skuadrat pjesëmarrëse për të arritur në finalen e madhe të këtij kompeticioni, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës më 25 maj.
I pranishëm në hedhjen e shortit në Nion ishte edhe Ambasadori i finales “Tirana 2022” të Conference League, Lorik Cana, i cili ka ndjekur këtë proces që nga ceremonia hapëse e këtij edicioni të kompeticionit më të ri të UEFA-s për klube. Cana së bashku me zyrtarët e UEFA-s ka tërhequr goglat që kanë përcaktuar edhe çiftet e turit të ardhshëm të kompeticonit, ku marrin pjesë klube të njohura.
Sërish sot futbolli shqiptar ishte në qendër të skenës së madhe europiane futbollistike. Ka nisur numërimi mbrapsht për finalen e UEFA Europa Conference League në Tiranë më 25 maj 2022, një event madhështor që është pa diskutim promovimi më i shkëlqyer i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Kjo falës punës disavjeçare të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...