Google ADS

Pas gabimit teknik, UEFA ri-cakton përballjet për fazën 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve – vëmendja te dy super derbi

15:57 | 13 Dhjetor 2021
KRG

Është ri-hedhur shorti i Ligës së Kampionëve, pas një gabimi teknik nga UEFA në kuadër të fazës së eliminimit direkt.

Shtëpia më e madhe e futbollit nuk ishte e koordinuar në vazot, duke bërë një lëshim në shortin që do të përcaktonte përballjen mes Atletico Madridit dhe Manchester United.

Kështu, pas disa çastesh, UEFA konfirmoi se shorti do të ricaktohet, në mënyrë që të jenë sa më korrekt në shortin për 1/8 e finales.

Nga 1/8 e finales, do të futet në fuqi edhe rregulla e re, aty ku nuk do të vlejë më rregulli i golit si mysafir.

I ashtuquajturi rregulli i golave ​​si mysafirë është hequr, kështu që ndeshjet që mesin me barazim pas 180 minutave do të shkojë në kohën shtesë, pavarësisht nga numri i golave ​​që çdo ekip ka shënuar në shtëpi dhe jashtë. Nëse skuadrat ende nuk mund të shënojnë gola pas 30 minutave shtesë, ndeshja shkon në penallti.

Gazprom Arena e Shën Petersburgut do të organizojë finalen e Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22, me ndeshjen e planifikuar për 28 maj të vitit 2022.

Telegrafi ua solli në kohë reale përballjet që u caktuan në shortin që u mbajt në Nyon të Zvicrës:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme