Vaksinohet kundër Covid-19 dhjetë herë brenda një dite, çfarë i ndodhi më pas?

09:39 | 13 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Një burrë mori vaksinën kundër Covid-19, 10 herë brenda një dite pasi u pagua nga njerëzit anti-vaksinë.

Burri, i cili nuk është identifikuar, pretendonte të ishte tjetër person sa herë që vizitonte një mjek në Zelandën e Re, transmeton arbresh.info

Më pas atij iu dha një vaksinë para se të dhënat e vaksinimit të përditësoheshin për personin real.

Autoritetet besojnë se njerëzit që janë kundër vaksinimit e paguanin burrin në mënyrë që ata të mund të gëzonin të njëjtat liri si të vaksinuarit pa pasur nevojë të merrnin atë.

Në Zelandën e Re njerëzit duhet të tregojnë një leje vaksinimi për të vizituar disa biznese dhe për të marrë pjesë në ngjarje në vend.

Vaksinologia dhe profesoresha e asociuar e Universitetit të Auckland-it, Helen Petousis-Harris e përshkroi atë si një “gjë vërtet budallallëk për tu bërë”.

“Unë mendoj se shanset që ata të ndihen tepër të tmerrshëm janë më të larta se dikush që ka marrë një dozë të rregullt,” tha ajo.

Ndërsa ka të dhëna të kufizuara për efektet e vaksinave të shumta Covid në trup, zonja Petousis-Harris mendob se burri do të ndihet goxha keq në ditën e ardhshme.

Ai nuk do të jetë më i mbrojtur nga koronavirusi se sa njerëzit që kanë marrë dy dozat e rekomanduara pasi përgjigja imune e shkaktuar do të jetë në rrafshnaltë.

Ndërsa autoritetet vazhdojnë të hetojnë sesi burri ishte në gjendje të përdorte dhjetë vaksina, zyrtarët shëndetësorë mbeten të shqetësuar për komplikimin e procesit të identifikimit.

Ata shqetësohen se njerëzit që dëshirojnë të vaksinohen, por nuk kanë një ID me foto, mund të pengohen nga marrja e vaksinës dhe mbrojtja kundër virusit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë tha se këta njerëz prireshin t’u përkisnin grupeve vulnerabël në komunitet si të pastrehët, invalidët ose të moshuarit.

“Ne nuk duam të krijojmë pengesa për vaksinimin e tyre,” thanë ata.

Zelanda e Re ka përjetuar një rritje të rasteve me Covid që nga tetori dhe regjistroi 103 infeksione të reja dhe 61 shtrime në spital të dielën.

Nga popullsia e kualifikuar, 94 për qind e njerëzve kanë marrë dozën e parë dhe 89 për qind kanë përveshur mëngët për të dyja.

Nga popullsia e vaksinuar plotësisht, 91 përqind kanë shkarkuar një ‘My Vaccine Pass’, ekuivalent me pasaportën e vaksinimit të Australisë./dailymail/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme