Carlo Ancelotti ka lavdëruar Vinicius Junior për kontributin e tij në fitoren e Real Madrid në derbin ndaj Atletico Madrid.
“Los Blancos” rritën epërsinë e tyre ndaj kampionëve në fuqi në 13 pikë të dielen mbrëma me një fitore 2-0 në shtëpi.
Golat e Karim Benzema dhe Marco Asensio, si dhe paraqitja fantastike e Thibaut Courtois e mundësuan këtë gjë.
Paraqitje mbresëlënëse pati edhe nga Vincius, i cili ka qenë i shkëlqyer deri më tani këtë sezon.
Braziliani dha asistim për të dy golat dhe kjo e dërgon atë në shifrën e 12 golave dhe nëntë asistimeve në 23 ndeshje në të gjitha garat.
Pas ndeshjes, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti u pyet për brazilianin dhe ai mori kohë për ta lavdëruar mënyrën se si Vinicius e ndryshoi lojën.
“Ai po përmirëson veten. Nuk kam folur për të, sepse nuk kam shumë për të thënë”, tha italiani në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
“Unë gjithmonë kam thënë se ai do të jetë efektiv. Nëse mendon se është e drejtë të driblojë, të pasojë, të gjuajë, ai e bën atë. Ai duhet të bëjë gjëra për të ndihmuar ekipin”.
“Sot ai ka luajtur një me një me Llorenten dhe ka dhënë dy asistime”, përfundoi tekniku italian./Arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën