Eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko është i mendimit se dalja e bizneseve në treg të lirë për të blerë energji, do të japë një efekt të fortë negativ në ekonomi.
“Më e pakta që mund të ndodhë, teksa shohim se sa janë çmimet aktuale të energjisë në bursa, biznesi prodhues do të rrisë çmimet dhe ky fakt pritet të ndikojë në rritjen e inflacionit me të paktën 0.3 pikë për qindje. E gjithë kjo situatë shoqërohet me rritje zinxhir të çmimeve. Sipas meje, ekonomia nuk do të arrijë objektivin e parashikuar nga qeveria për një rritje prej 4-4.5% për vitin 2022, pasi çmimet e larta do të ndikojnë në tkurrjen e konsumit”, u shpreh Ceko gjatë emisionit E-ZONE në Vizion Plus.
Sipas Cekos, qeveria duhet të tërhiqet nga ky vendim, pasi nuk është koha e favorshme për të nisur zbatimin e kësaj reforme.
Më tej, ai vlerëson se fokusi i qeverisë nuk duhet të jenë satelitët që do të lëshojë në hapësirë, por mbrojtja e biznesit nga kriza e çmimit të energjisë./vizionplus/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...