Google ADS

Formacionet zyrtare: Real Madrid – Atletico Madrid

20:06 | 12 Dhjetor 2021
KRG

Në Estadio Santiago Bernabeu zhvillohet derbi i kryeqytetit spanjoll ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Los Blancos janë liderë të La Ligas me 39 pikë të arkëtuara pas 16 javësh, derisa Los Rojiblancos kanë dhjetë pikë më pak dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Trajnerët Carlo Ancelotti dhe Diego Simeone i kanë përgatitur taktikat që do t’i vënë përballë njëri-tjetrit.

Formacionet zyrtare:

Real Madridi: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Asensio, Casemiro, Vinicius, Mendy.

Atletico Madrid: Oblak, Llorente, Kondogbia, Felipe, Hermoso, Carrasco, De Paul, Correa, Koke, Griezmann, Cunha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme