Google ADS

Moti në Kosovë për pesë ditët në vijim

19:26 | 12 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në 5 ditët e ardhshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Sipas këtij instituti, mot kryesisht i vranët dhe i ftohët do të na shoqëroj gjatë këtyre ditëve.

Ndërsa, parashihet që herë pas here të ketë fjolla të dobëta bore, sidomos në fillim javë dhe gjatë vikendit.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (13 – 17 dhjetor 2021)

Mot kryesisht i vranët dhe i ftohët do të na shoqëroj gjatë javës që po na pretë. Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.

Parashihet që herë pas here të ketë fjolla të dobëta bore, sidomos në fillim javë dhe gjatë vikendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Në viset malore me lartësi mbidetare mbi 850m temperaturat do të jen për 2-3 gradë më të ulëta në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme