Një person i moshës 66-vjeçarë është gjetur pa shenja jete sot në Prishtinë.
Trupi i tij është gjetur rreth orës 13:30 minuta në rrugën “Murat Mehmeti”, ka bërë të ditur zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:30 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën ‘Murat Mehmeti’ në Prishtinë”, ka deklaruar ajo, për arbresh.info.
Ajo ka theksuar se nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima mashkull është pa shenja jete.
“Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë këtë rast”, tha Ahmeti./arbresh.info/
Gërvalla: BE-ja duhet të trajtojë sa më parë dhe me seriozit...
Vazhdojnë sulmet ajrore dhe kërcënimet Izrael-Hezbollah
City merr një lajm të tmerrshëm nga mesfushori Rodri
Protesta në Preshevë, Sinani: Betejat tona si shqiptarë do t...
Hasani në Nju-Jork: Të angazhuar për përgatitjen e kompanive...
Dy rusë dhe një amerikane kthehen nga Stacioni Ndërkombëtar ...