Afati i transferimeve të janarit po afrohet me vetëm dy ndeshje derisa të bëhen ndërhyrjet e para të planifikuara të Milanit.
Sipas asaj që raportohet nga Tuttosport, biznesi i parë që duket të jetë gjithnjë e më i mundshëm është rinovimi i Zlatan Ibrahimovic.
Ai vazhdon të dëshmojë se mund të jetë vendimtar edhe në moshën 40-vjeçare, pasi goditja e tij akrobatike i siguroi një pikë Milanit mbrëmë kundër Udineses.
Suedezi ka ende energji për të mbajur mbi supe peshën e skuadrës, pavarësisht problemeve fizike që ka përballuar që nga rikthimi, ndaj dhe po shtyn fort për zgjatjen e kontratës.
Ndërkohë, lëndimi i Simon Kjaer do të thotë se planet e Milanit kanë ndryshuar në lidhje me muajin e ardhshëm pasi ata tani duhet të nënshkruajnë me një mbrojtës, pavarëissht se më parë kishin synuar të mos bënin bizen.
Drejtuesit e kuqezinjëve po vlerësojnë nëse do të nënshkruajnë më një lojtar që është gati të futet në betejë tani, apo një profil të mundshëm për verën e ardhshme më tej./Arbresh.info
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...