New York City fiton titullin e parë të MLS në histori

09:05 | 12 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

New York City ka fituar titullin e parë në histori të MLS, duke mposhtur Portland Timbers pas penalltive.

Skuadra e New York sezonin e mbyllin në vendin e tetë në tabelë, me 51 pikë të grumbulluara.

Ndërsa përmes play-offit, ata u treguan të pagabueshëm duke arritur edhe të shpallen kampion.

Në finale të play-off, rezultati i ndeshjes përfundoi 1-1, me golat e Valentin Castellos për New York Cityn në minutën e 41-të dhe Felipe Moura për Portland Timers, i cili shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes.

Përmes penalltive, ata fituan me rezultat 4-2, duke e siguruar kështu titullin e parë në histori të klubit./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme