Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit iu është vazhduar e masa e paraburgimit me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë.
Në vendim thuhet se edhe me parashtresën e parë dhe të dytë nga Policia e Kosovës, nuk janë eliminuar rreziqet.
“Kushtet e propozuara nga mbrojtja ende mbeten ta pamjaftueshme për të evituar rreziqet”, thuhet ndër të tjera në vendim.
Megjithatë sipas avokatit Taulant Hodaj ky është një rast i mirë që rasti të rikthehet në rivendosje nga Apeli.
“Tani kanë një rast të mirë në Gjykatën e Apelit, të bëjnë ankesë ndaj atij vendimi pasi që është Gjykata e Apelit ajo që ka kërkuar këtë garancion nga Policia e Kosovës. Ka mundësi që Gjykata e Apelit e kthen në rivendosje apo merr ndonjë vendim tjetër”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Taulant Hodaj.
Derisa për avokatin tjetër të licensuar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini, ky vendim përdorë standarde të dyfishta, përcjell Telegrafi.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka kërkuar shërbime nga Policia e Kosovës atëherë kur është dashur të kryhen bastisje që janë veprime hetimore mjaft të ndjeshme. Tani shtrohet pyetja si është e mundur që kur janë kryer këto bastisje i është besuar Policisë së Kosovës e tash kur është në pyetje lirimi me kusht i zotit Veseli, Krasniqi e Selimi të mos i besohet këtij institucioni. Për mendimin tim këtu po përdoren standarde të dyfishta”, deklaroi Qerkini.
Të gjithë të akuzuarve në vazhdimësi u janë refuzuar kërkesat për lirim me kusht, përfshirë edhe ish-presidentin Thaçi.
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty