Google ADS

Turqi/ Ishin nisur në një varrim, e pësojnë me fatalitet-gjashtë të vdekur nga një aksident

23:30 | 11 Dhjetor 2021
V. S.

Një veturë është përplasur me një tjetër një kryqëzim në kilometrin e 16-të të autostradës Kahramankazan-Ankara të Turqisë.

Si pasojë, shkruajnë mediat turke,  gjashtë persona kanë gjetur vdekjen ndërsa tre të tjerë janë lënduar rëndë.

Siç raportojnë mediat turke, të plagosurit u dërguan në spitalet e Ankarasë me autoambulanca ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në morgun e Spitalit Shtetëror Kahramankazan pas hetimeve nga prokurori publik në vendngjarje.

Mësohet se 5 personat që humbën jetën në aksident kishin shkuar në Kahramankazan nga Eskişehiri për të marrë pjesë në varrimin e një të afërmi të tyre.

Guvernatori i qarkut Abdullah Selim Parlar dhe kryebashkiaku Serhat Oğuz vizituan në spital familjarët e atyre që humbën jetën në aksident dhe shprehën ngushëllimet e tyre./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme