Barcelona është përballur me një situatë komplekse me Memphis Depay ditët e fundit. Holandezi tani është jashtë fushës për shkak të lëndimit dhe e ka lënë klubin të shtrënguar për opsionet e sulmit.
Ai ka qenë gjithashtu nën vazhgim të jashtëzakonshëm pasi forma e tij ka rënë kryesisht pas një fillimi të shkëlqyeshëm të karrierës së tij me fanellën e Barcelonës. Megjithatë, ai mbetet një prani kryesore për sulmin, duke pasur parasysh se ai është ende golashënuesi më i mirë i klubit këtë sezon.
Kjo është arsyeja pse lëndimi i tij dhe spekulimet e mëvonshme të transferimeve janë shqetësuese për Barcelonën. Siç raporton “Calciomercato”, gjigandët italianë Juventus janë në kërim të 27-vjeçarit.
“Zonja e Vjetër” e Torinos ka qenë më parë e interesuar për Depay kur ai ishte në Lyon dhe gjithashtu janë lidhur me Ousmane Dembele në shumë raste. Menaxheri i Juventusit, Massimiliano Allegri, megjithatë, është i prirur të rindezë ndjekjen e tyre për Depay.
Italianët kanë pasur vështirësi këtë në Serie A dhe kanë nevojë për një “palë këmbë” tëfreskëta në sulm. Kështu, ata janë të përgatitur të nënshkruajnë me Depayn, fillimisht në formë huazimi për gjashtë muajsh, duke përfshirë blerjen e detyrueshmë në verë.
Barcelona nënshkroi me holandezin si lojtar i lirë në verë nga Lyon dhe ai ka marrë një ulje të konsiderueshme të pagës për të luajtur për Blaugranët./Arbresh.info
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...
Sam Altman i OpenAI pjesë e qeverisë së San Franciskos