633 raste të tjera Omicron janë gjetur në Mbretërinë e Bashkuar, rritja më e madhe ditore që nga zbulimi i variantit COVID-19 muajin e kaluar.
Shifra e fundit, një rritje prej 50 për qind nga dita në ditë, e çon numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara të Omicron në 1 mijë e 898 në të gjithë vendin, tha agjencia e sigurisë shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.
Në Angli u raportuan 618 raste të tjera të konfirmuara të variantit, me 1 mijë e 757 në total.
Skocia raportoi 11 raste të tjera, me 121 të konfirmuar tani, shkruan The Guardian.
Në Uells, u raportuan dy raste të tjera, duke e çuar totalin në 15.
Dy të tjerë u konfirmuan në Irlandën e Veriut, duke e çuar totalin në pesë./kk/
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...