Sergio Ramos do të mungojë në përballjen e Paris Saint-Germain me Monacon nesër në mbrëmje sipas Hadrien Grenier. Ai do të vazhdojë punën e tij individuale gjatë ditëve në vijim me ambicien për t’u rikthyer në stërvitjen kolektive javën e ardhshme.
Është e drejtë të thuhet se gjërat nuk kanë funksionuar saktësisht për Ramos në Paris, siç do të priste andaluziani. Ai iu bashkua PSG-së nga Real Madridi në një transferim të lirë verën e kaluar me ambicien për të provuar se ka ende atë që duhet për të përformuar në mesin e elitës. Që atëherë, ai ka luajtur vetëm një ndeshje.
Megjithatë, PSG po qëndron mirë edhe pa të. Marquinhos dhe Presnel Kimpembe janë të dy qendërmbrojtës të shkëlqyer dhe skuadra franceze po bën diferencën e pikëve në Ligue 1, ata aktualisht janë 11 pikë larg Rennes në krye të tabelës.
Ata gjithashtu janë kalifikuar në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, megjithëse jo në “flakën e lavdisë” me të cilën do të dëshironin. Ata përfunduan në vendin e dytë në Grupin A, një pikë prapa Manchester Cityt./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...