Google ADS

Mariçiq: Besoj se problemi me Bullgarinë mund të zgjidhet me dialog të drejtpërdrejtë

21:20 | 11 Dhjetor 2021
V. S.

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në një intervistë për gazetën sllovene “Delo” thekson se çështja me Bullgarinë duhet të zgjidhet në prizmin e vlerave dhe parimeve evropiane.

“Çështja me Bullgarinë duhet të zgjidhet përmes prizmit të vlerave dhe parimeve evropiane, besoj se problemi me Bullgarinë mund të zgjidhet me dialog të drejtpërdrejtë. Por ajo që është e rëndësishme për ne është që ky dialog të bazohet në vlerat dhe parimet evropiane dhe jo në bazë të asaj se kush është më i fortë apo kush është anëtar i Unionit dhe kush jo.

Ne jemi të gatshëm për dialog dhe ne tashmë po flasim për çështje të hapura, por jemi të gatshëm që ato çështje të hapura t’i adresojmë gjatë negociatave me BE-në”, tha Mariçiq.

Ai shtoi se në asnjë rast nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga gjuha maqedonase dhe identiteti i tyre./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme