Katër destinacionet të mundshme janë shfaqur për sulmuesin në largim të Manchester United, Anthony Martial, pas zbulimeve të agjentit të tij në lidhje me të ardhmen e tij në fillim të kësaj jave.
Agjenti i francezit, Phillippe Lamboley, zbuloi të premten se klienti i tij do të largohet nga skuadra e “Old Trafford” na janar, pasi e ka parë kohën e tij të lojës shumë të reduktuar këtë sezon pas ardhjes së Cristiano Ronaldos dhe Jadon Sanchos.
Ish-lojtari i Monacos kishte luftuar për formën dhe gjendjen fizikie sezonin e kaluar, duke shënuar vetëm shtatë gola në të gjitha garat, pasi më parë kishte shënuar 23 herë si sulmuesi kryesor i klubit në sezonin 2019/20.
26-vjeçari gjithashtu kishte qenë golashënuesi më i mirë i United gjatë sezonit të tij debutues 2015/16 nën drejtimin e Louis van Gaal, megjithatë nuk ka arritur të ndërtojë me të vërtetë atë premtim të përhershëm.
Përpara një largimi të mundshëm në afatin kalimtar dimëror, “Mirror” kanë emëruar katër destinacione të mundshme për Martial, si në Premier League ashtu edhe jashtë saj.
Neëcastle United është skuadra e parë në kërkim të tij, pasi synimi i tyre kryesor është qëndrimi në Premier League.
Me Manchester United që nuk ka gjasa të shkarkojë sulmuesin me çmim të ulët, “Megpies” me sa duket do të ishin në gjendje të përballojnë një tarifë transferimi për shkak të investime të tyre të konsiderueshme.
Një tjetër shtëpi e mundshme mund të jetë ajo e Arsenalit, me Alexandre Lacazette që ka të ngjatë të largohet në një të ardhme të afërt.
Tjetër opsion është edhe Barcelona, ku francezi shihet si alternativë e re e Xavit për të forcuar opsionet e tij të pakta në sulm.
Së fundmi, raportohet se Martial mund t’i ofrohet një rikthimi në Francë për t’iu bashkua skuadrës të mbushur me yje të Paris Saint-Germain./Arbresh.info
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...