Ardhja e diasporës për festat e fundvitit, çka duhet të dini për vajtje/ardhje në aeroportin e Prishtinës

19:08 | 11 Dhjetor 2021
V. S.

Edhe muaji dhjetor është muaji ku bashkatdhetarët tanë zgjedhin Kosovën për t’i kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre, shkruan arbresh.info.

Në kohën kur akoma është duke u luftuar me pandeminë Covid-19 dhe variantet e reja të tij, disa nga shtetet ku edhe jetojnë bashkatdhetarët tanë kanë shtrënguar masat.

Edhe Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës “Adem Jashari”, po ashtu do t’i përmbahet rregullores sa i përket respektimit të masave antiCovid.

Zëdhënësja për media në Aeroportin e Prishtinës, Valentina Gara për arbresh.info tha se bashkatdhetarët nga Zvicra prinë sa i përket udhëtimeve në Kosovë.

“Kryesisht ne kemi Zvicrën, e cila prinë me numër të udhëtarëve diku mbi 30%, i takojnë destinacionit të Zvicrës më pas kemi Gjermanin, e cila pasohet nga Austria, Stambolli etj”, tha Gara.

Tutje Gara tha se që nga koha e pandemisë janë ballafaquar me masa shtesë nga shtete të ndryshme, por që aeroporti është përgatitur në mënyrë që të pres diasporën dhe të gjithë ata që udhëtojnë përmes aeroportit të Prishtinës.

“Që nga koha e pandemisë kryesisht jemi ballafaquar me masa shtesë me masa të reja nga shtet e ndryshme dhe për destinacione të ndryshme. Edhe gjatë sezones së fundvitit apo gjatë festave të funditvitit ne presim një fluks me të madh të udhëtarëve kryesisht nga diaspora prandaj, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura kemi marrë po ashtu edhe masat shtesë sa i përket procesimit të udhëtarëve që të kenë një fluturim sa më të sigurt dhe më të këndshëm”, tha Gara.

E ndërkaq brenda hapësirave të terminalit të aeroportit janë vendosur, shenja dezinfektues dhe janë rregulla të tjera të cilat duhet të respektohen.

“Fillimisht, sa i përket vetëm qasjes në terminalin e aeroportit, lejohen vetëm ata, të cilët udhëtojnë dhe jo ata të cilët përcjellin apo presin të dashurit e tyre. Më pas asnjë person nuk lejohet të futet në hapësirat e terminalit pa vënë maskën, kemi vënë edhe dezinfektues në hapësirat e ndryshme në terminal. Po ashtu përpos rregullave, të cilat janë të përcaktuara këtu për qasje në terminal udhëtarët ballafaqohen edhe me rregulla të reja të shteteve ku ata udhëtojnë. Disa shtete kërkojnë vetëm vaksinimin disa shtete tashmë kanë vënë masa shtesë për ata, të cilët udhëtojnë nga Kosova siç janë edhe shtimi i testeve të ndryshme. Po ashtu ka edhe një afat kohor se sa kanë vlefshmëri këto teste, prandaj ne kemi bërë maksimumin që të jemi në dispozicion të informacionit të udhëtarëve në lidhje me këto masa”, tha Gara.

Masat të cilat janë vënë nga Qeveria e Kosovës do të respektohen në përpikëri edhe në ardhje edhe në nisje tha Gara.

“Sa i përket udhëtarëve në ardhje, përgjegjësia i takon Policisë së Kosovës, të cilët edhe kontrollojnë dokumentacionin e nevojshëm. Policia normal që respekton të gjitha masat, të cilat janë vënë nga Qeveria e Kosovës. Ndërsa, sa i përket, udhëtarëve në nisje, përpos që kontrollohet nga Policia e Kosovës, kontrollohen edhe nga personeli ynë nga kontakti primar, të cilët e kanë përgjegjësin që të din dhe të kontrollojnë të gjitha dokumentet përkatëse që një udhëtarë patjetër duhet të ketë”, tha Gara.

Rreth 1.9 milionë udhëtarë kanë hyrë dhe kanë dalë nga Kosova këtë vit në aeroport.

“Nëse e krahasojmë periudhën e njëjtë të këtij viti me vitin e kaluar deri në këtë kohë, ku vitin e kaluar e kemi përmbyllur diku me rreth 1.1 milionë udhëtarë ndërkaq, deri në muajin dhjetor kemi pasur diku 1.9 milionë udhëtarë apo diku rreth 78% më shumë udhëtarë sesa kemi pasur në vitin e kaluar. Aeroporti është kthyer me një trend mjaft të shpejt të fluturimeve dhe ngritjes së numrit të udhëtarëve”, tha Gara.

Për t’i evituar grumbullimet siç kanë ndodhur në muajt e verës dhe vonesës së fluturimeve, Gara tha se udhëtarët duhet të kenë të plotësuar të gjithë dokumentacionin.

“Nëse secili udhëtarë do të kishte në dispozicion të gjitha dokumentacionet e nevojshme atëherë procesimi i udhëtarëve do të bëhej në mënyrën e njëjtë siç është bërë edhe para pandemisë. Mirëpo siç e thash, me shtimin e masave normal që janë shtuar edhe përgjegjësit edhe kërkohet një kohë pak më e gjatë për procesimin e udhëtarëve, prandaj u bëjë apel udhëtarëve që të kontrollojnë të gjitha të dhënat për hyrjen në shtetin përkatës dhe të kenë këto dokumente gati në kohën e paraqitjes së tyre në sportelet e aeroportit ndërkombëtarë të Prishtinës në mënyrë që të bëhet procesimi i tyre më i shpejt dhe që të jetë më i lehtë dhe të mos ketë ndonjë tollovi nga ana e tyre”, tha Gara.

Muaji dhjetor është muaji i festave për këtë edhe Gara ndanë një urim për të gjithë ata që vijnë në Kosovë.

“Diaspora është ajo e cila na mban gjallë jo vetëm Kosovën mirëpo edhe shërbimet në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, prandaj të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë jashtë Kosovës ju urojmë mirëseardhje në atdheun e tyre”, tha Gara.

Kujtojmë, që disa shtete në botë pavarësisht festave dhe pushimeve kanë pezulluar fluturimet në disa shtete si shkak i rritjeve të rasteve me variantet e reja të covid-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme