Bayern fiton me përmbysje, Dortmundi i pafat kundër Bochum

17:45 | 11 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Bayern Muchen ka arritur një fitore të rëndësishme me përmbysje ndaj Mainz, duke vazhduar kryesimin në Bundesligë, derisa Dortmundi është ndalur me barazim nga Bochum.

Bavarezët ishin duke humbur 0-1 në pjesën e parë, ku pastaj në pjesën e dytë arritë të rikthejnë rezultatin në 2-1.

Golat për Bayernin i shënuan Kingsley Coman në minutën e 53-të dhe Jamal Musiala në minutën e 74-të.

Me këtë fitore, bavarezët krijojnë diferencë pikësh në renditjen tabelare të Bundesligës me 37 pikë të grumbullara.

Nga ana tjetër, Borussia Dortmund nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Bochum.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit në minutën e 40-të përmes Sebastian Poiter, i cili realizoi nga pika e bardhë.

Në anën tjetër, Dortmundi arri të nxjerrë një pikë vetëm pesë minuta pa përfunduar ndeshja, ku Julian Brandt realizoi në minutën e 85-të.

Borussia Dortmund vazhdon të renditen në vendin e dytë në Bundesligë me 31 pikë të grumbulluara, gjashtë më pak se Bayerni i cili prinë në renditjen tabelare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme