Google ADS

Ambasada Amerikane mesazh në prag të nisjes së Kuvendit të Sali Berishës

10:33 | 11 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Në prag të nisjes së Kuvendit të PD, thirrur nga ish kryeministri Berisha, ambasada amerikane në Tiranë, ka publikuar në faqen e saj në facebook, mesazhe të lëshuara në samitin për demokracinë, mbajtur në SHBA.

“ Në shumë vende, shtyllat e demokracisë – liria për t’u mbledhur, liria e shprehjes, dhe liria për t’u organizuar – janë nën sulm nga qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar që përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike, të minojnë proceset demokratike dhe të gërryejnë besimin në parimet demokratike.

Demokracia i ka themelet në premisën se ajo mbështetet nga populli dhe për popullin, prandaj pjesëmarrja qytetare në Samitin për Demokracinë është kaq e rëndësishme”- shkruan ambasada.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme