Japonia u bëri thirrje vendeve që posedojnë armë bërthamore që të “rrisin transparencën e tyre” në këtë fushë dhe njoftoi se synon bashkëpunimin për “një botë të pastruar nga armët bërthamore”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, mbajti një fjalim në takimin me temë “çarmatimi bërthamor” që u organizua nëpërmjet internetit nga Ministria e Jashtme e Japonisë e cila bashkon zyrtarët e qeverisë dhe ekspertët.
“Fatkeqësisht e vërteta me të cilën përballet bota është jo vetëm që nuk hiqen nga zbatueshmëria, por që nuk shënohet as përparim në negociatat për pakësimin e numrit të armëve bërthamore”, tha Kishida i cili ka lindur në një familje me origjinë nga Hiroshima e shkatërruar nga bomba atomike që SHBA-ja hodhi në vitin 1945.
Ai tërhoqi vëmendjen se ekziston “frika për rritjen” e numrit të armëve bërthamore dhe vuri në dukje Konferencën e Vlerësimit të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) e cila është planifikuar të mbahet në janar 2022 në New York.
“Kjo konferencë mund të jetë një mundësi për rindërtimin e marrëdhënies së besimit mes shteteve bërthamore dhe atyre jobërthamore si dhe për forcimin e bazës së NPT-së”, tha kryeministri japonez duke shtuar se “Si rezultat duhet të gjendet në rrugëdalje për një botë të pastruar nga armët bërthamore”.
Duke u bërë thirrje vendeve që posedojnë armë bërthamore që të “rrisin transparencën e tyre” në këtë fushë, Kishida tha se synon bashkëpunimin për “një botë të pastruar nga armët bërthamore”.
Ai thekson se vendi i tij do të tentojë të mbledhë “vendet me ide të ndryshme” në këtë fushë.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...