Në lidhje me deklaratat e fundit të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksander Vulin, i cili e mohon Masakrën e Reçakut, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, Andin Hoti, tha se shteti serb, jo vetëm që nuk e pranon gjenocidin e kryer, por bën krime të dyfishta, duke i kërcënuar e shantazhuar dëshmitarët që mund të çojnë deri te rruga e zgjidhjes.
Hoti, më tej, tha se Kosova nuk po bën mjaftueshëm për t’i mbajtur gjallë faktet dhe memorien për atë se çfarë ka ndodhur në luftën e fundit në vend.
“Qeveria e Kosovës, edhe para disa vitesh, e ka themeluar Institutin për Krime Lufte, por fatkeqësisht s’ka arritur që të mbledhë të dhëna, por edhe tani Qeveria e Kosovës e ka hartuar grupin punues që do ta hartojë Ligjin për Institutin për Krime Lufte dhe shpresoj që ky institut të jetë funksional”, është shprehur Hoti në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se Kosova s’ka nevojë që të shpikë ndonjë gjë, por vetëm duhet t’i japë rëndësi më të madhe pjesës së luftës.
“Nuk mendoj se ne kemi nevojë të shpikim diçka, por vetëm kemi nevojë t’i japim rëndësi më të madhe pjesës së luftës dhe krijimtarisë që mund ta bëjmë përmes monumenteve, sepse lufta nuk është 2 mijë vjet përpara, por është vetëm 21 vjet përpara dhe ne e dimë cka ndodh kur historia harrohet”, ka thënë Hoti.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?