PSG e hapur për të dëgjuar ofertat e Rafinhas në afatin kalimtar të dimrit

23:32 | 10 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Rafinha mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Siç theksohet nga L’Equipe, PSG do të jetë i hapur për oferta për transferimin e Rafinhas në muajin e ardhshëm.

Skuadra franceze po kërkon të largojë disa lojtarë gjatë dimrit dhe e sheh mesfushorin brazilian si një nga lojtarët që së shpejti do të largohet.

Rafinha nuk ka qenë i rregullt në formacionet e mesfushës së menaxherit të PSG-së, Maricio Pochettino deri më tani në sezonin në vazhdim. Mesfushori brazilian është paraqitur në vetëm pesë ndeshje në Ligue 1 këtë sezon.

Lëdimet e gjurit dhe ijeve e kanë detyruar atë të humbasë kohën këtë sezon, megjithëse ai është përfshirë në listat e skuadrës së PSG-së për tre ndeshjet e fundit të ligës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme