Holanda dhe Singapori do të vaksinojnë fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç

22:59 | 10 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç në Holandë do të fillojnë të marrin ftesa për të vaksinuar kundër Covid-19 në gjysmën e dytë të janarit, njoftoi sot ministri i vendit anëtar të BE-së, duke iu bashkuar anëtarëve të tjerë që tashmë kanë marrë vendime të tilla.

Fëmijët me rrezik të shtuar shëndetësor mund të marrin tashmë vaksinën Pfizer / BioNTech, transmeton portal arbresh.info

Qeveria holandeze ka theksuar se po ndjek udhëzimet e Këshillit Holandez të Shëndetësisë, sipas të cilit avantazhet e vaksinimit tejkalojnë qartë të gjitha disavantazhet, madje edhe për fëmijët.

Të njejtin lajm ka ndarë edhe Singapori, i cili synon të fillojë vaksinimin e fëmijëve në fund të vitit.

Singapori ka vaksinuar tashmë 87 për qind të 5.5 milionë njerëzve të saj dhe autoritetet tani duan të përshpejtojnë vaksinimin e fëmijëve ndërsa numri i fëmijëve të infektuar rritet.

Doza për fëmijët do të jetë një e treta e dozës së administruar për të rriturit, sikurse veprojnë Shtetet e Bashkuara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme