Laporta zotohet se do të forcojë skuadrën gjatë afatit kalimtar dimëror

19:59 | 10 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka dërguar një mesazh për tifozët e Barcelonës pas eleminimit tronditës të mërkurën nga Liga e Kampionëve.

Humbja 3-0 ndaj Bayern Munchen bëri që Benfica të përfundonte e dyta mbi gjigandët e LaLigës në Grupin E dhe i la ata të vazhdojnë garat në Europa League.

Me menaxherin e ri, Xavi Hernandez që punon me një skuadër që i mungon thellësia, Laporta zotohet të bëjë shtesa në janar.

Në një video të postuar në llogarinë e tij personale në Twitter, Laporta tha: “Gjithashtu ndihem shumë i zhgënjyer nga eliminimi i Champions”.

“Të gjithë jemi dakord që duhet të forcojmë ekipin e parë. Problemi është se ne kemi trashëguar kontrata shum të larta të ekipit të parë, të cilat nuk na japin asnjë diferencë rroge”.

“Edhe kështu, ne po kërkojmë formula për të përmirësuar ekipin e parë gjatë afatit kalimtar të dimrit”.

“Ne po punojmë shumë për të arritur atë. Dhe ne do ta bëjmë”, tha Laporta në video-inqizimin e shpërndarë në Twitter./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme