Zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar thotë se vendimet për të shpallur një zyrtar apo ish zyrtar si të korruptuar është institucional dhe aspak politik.
“Do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur non-grata, për të qenë udhëheqësi i saj.”
Ndërsa pretendimet e ish kryeministrit Berisha se vendimi për shpalljen e tij non grata ka qenë skemë e Sorosit e miqve të tij, i konsideron absolutisht të gabuara, madje të rrezikshme sipas tij.
“Absolutisht nuk është raste. Kjo është absolutisht e gabuar. Është e rrezikshme”, tha ai në News 24.
“Nuk dua që njerëzit t’i shohin këto mendime dhe këto shpallje si mjet politik. Këto janë përpjekje institucionale për të luftuar korrupsionin. Ja se ç’janë. Ndaj, nuk u bë nga një administratë, nuk u bë nga një vendim-marrës, dhe nuk u bë nga një anëtar apo një organizatë brenda kabinetit. Ishte një përpjekje kolektive dhe arritëm konsensus për të”.
Ndërsa i pyetur nëse SHBA do të vejë në dispozicion provat dhe të dhëna për sistemin shqiptar të drejtësisë kur vjen fjala tek rasti i Berishës dhe familjes së tij, Escobar u përgjigj:
“Kemi një sistem të shkëlqyer bashkëpunimi në ligj zbatim dhe bashkëpunim ligjor dhe po, mund ta bëjmë”, tha ndër të tjera Escobar.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...