Google ADS

Krasniqi: Të drejtat dhe liritë e njeriut janë në bazamentin e shtetit tonë, të përkushtohemi çdo ditë për avancimin e tyre

13:03 | 10 Dhjetor 2021
S D

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka shkruar disa fjalë për Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, duke thënë se të drejtat dhe liritë e njeriut janë në bazamentin e shtetit dhe se duhet përkushtim për avancimin e tyre, transmeton arbresh.info

“Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe me të drejta të barabarta. Njësoj duhet që ta jetojnë tërë jetën e tyre. Ky është boshti i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut që u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 10 dhjetor 1948, e që njihet si Dita e të Drejtave të Njeriut’, ka shkruar ai në Facebook.

“Në Kosovë, si një popull që ka vuajtur shumë gjatë mungesën e lirive themelore, arsimimin, lirinë e shprehjes, të punës e madje edhe të jetës, duhet të dijmë më së miri që të njëjtat të mos ia mohojmë askujt”, u shpreh Krasniqi.

‘Të drejtat dhe liritë e njeriut janë në bazamentin e shtetit tonë dhe ne, të gjithë, pa dallim, institucione qëndrore e lokale, si organizata, shoqëri e individë duhet të përkushtohemi çdo ditë për avancimin e tyre”, përfundoi Krasniqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme