Dëshmitari në rastin Gucati – Haradinaj tregon pse i zbuluan dokumentet që u dërguan në OVL-UÇK

13:01 | 10 Dhjetor 2021
S D

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po dëgjohet dëshmitari mbrojtjes, Qelë Gashi, i cili është anëtar i këshillit drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Në seancën gjyqësore ndaj Hysni Gacatit dhe Nasim Haradinajt, ai ka thënë se në paketat që kishin arritur në OVL-UÇK kishte dokumente në gjuhën serbe dhe emra serbë ndër të cilët edhe Vukoviq.

Gashi ka deklaruar se me publikimin e tyre kanë synuar të informojnë publikun që Serbia po i jep informata Gjykatës Speciale.

“Skena ishte shumë hetuese, disa thonin që paketa kishte bombë dhe kjo shkaktonte panik, megjithatë kur Nasimi shkoi të shikonte ne e kuptuam që në paketë kishte vetëm letra, sapo u kuptua një gjë e tillë situata u qetësua”, ka thënë ai në deklaratën e tij me shkrim.

Ai ka thënë se i ka shikuar pjesërisht dokumentet dhe ka parë që shumë prej tyre ishin në gjuhën serbe dhe përmbanin emra serbë.

“Duke shikuar paketën me dokumente mendova me vetvete se si ka mundur ZPS të bie në nivelin e Serbisë, isha i hutuar lidhur me qëllimin e arsyes pse ishin sjellur dokumentet. Ne menduam që publiku kosovar duhet të informohej lidhur me përmbajtjen e paketës meqë kjo do të minonte Dhomat e Specializuara të Kosovës(DhSK) i cili është organ që ne nuk e njohim si legjitim. Ne nuk kemi dashur të japim emra vetëm kemi dashur t’i tregojmë publikut që Serbia ja ka dhënë informatat Hagës”, ka thënë Gashi në deklaratën e tij me shkrim.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme