Google ADS

Sindikata e KEK-ut me protestë, kërkojnë kthimin në punë e kontratën kolektive

11:42 | 10 Dhjetor 2021
V. S.

Sindikata e re e KEK-ut ka protestuar para ndërtesës së këtij institucioni në Prishtinë, duke kërkuar kthimin në vendet e punës e kontratën kolektive.

Para protestuesve, përfaqësuesit thanë  se është e vetmja Korporata Energjetikë e Kosovës e cila nuk e respekton as ligjit të punës, raporton arbnresh.info

“Na punëtoret e korporatës për muajin dhjetor punojmë për vitin e ardhshëm dhe kjo tregon që na e meritojmë rrogën  13. Kërkojmë nga menaxhimet i KEK-ut të na i pranoj kërkesat tona në të kundërtën do të revoltohemi. Kostoja më marrëveshjen kolektive i mbulon. Korporata Energjetike e Kosovës nuk e respekton as ligjin e punës, kemi s’mundje ku 33 njerëz kanë vdekur edhe pa dal në pension si rezultat i sëmundjeve që dyshohet se i marrin në punë”.

Këto janë kërkesat e tyre dhe shkeljet e pretenduar nga kompania.

Shkeljet nga Ligji i Punës:

1. Në rastin kur punëtori i ndërrohet vendi i punës si rezultat i nevojës për ristrukturimin apo organizimin e ri të punës, punëtorit i zvogëlohet edhe paga, e që është shkelje ligjore;

2. Pastaj orari i plotë i punës zgjat 40 orë në javë sipas ligjit kurse punëtorët me ndërrime brenda muajit kanë më se paku dy javë që punojnë nga 48 orë në javë dhe ato 8 orë që punojnë shtesë jashtë orari nuk i paguhen si të tilla si dhe  nuk paguhen 50 % për qind në orë për punë gjatë fundjavës;

3. Me ligjin e punës i punësuari i cili punon në punët dhe detyrat e punës për të cilat përkundër aplikimit të masave mbrojtëse nuk mund të mbrohet nga ndikimet e dëmshme, ka të drejtë në pushim vjetor në kohëzgjatje së paku prej tridhjetë (30) ditësh pune, për vitin kalendarik.

Kurse pikat nga marrëveshja kolektive të cilat nuk kërkojnë kosto të lartë janë:

1. Një ditë pune, për ndërrimin e vendbanimit të punëtorit, gjegjësisht, familjes së punëtorit; deri në tri ditë pune, për fatkeqësitë elementare;

2. Nëse i punësuari, nuk i arrin rezultatet e përcaktuara në Kontratën  Punës, pa fajin e tij, atij i takon 100% të pagës bazë, për shembull te ne kur muaj i ka më pak se 22 ditë pune nuk e arrin pagën bazë;

4. Kompensimi i pagës gjatë largimit të përkohshëm Gjatë kohës së largimit të përkohshëm nga puna, të punësuarit i takon e drejta e kompensimit në pagë, në lartësi prej 50%;

5. Në rastin vdekjes së anëtarit të familjes së ngushtë të punëtorit të kanë drejt për ndihmë solidare nga dy paga./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme