Intervista e Dukës dhe Dukeshës së Sussex me Oprah Winfrey është më e kërkuara në historinë e Google Trends.
Motori i kërkimit publikoi listën e tij “Viti në kërkim” për 2021 më 8 dhjetor, duke zbuluar se intervista dominonte kërkimet në mars, transmeton portal arbresh.info
Gjatë intervistës dy-orëshe, e cila u transmetua në SHBA më 7 mars dhe një ditë më vonë në Britani të Madhe, Harry dhe Meghan dhanë disa deklarata polarizuese.
Meghan Markle tha se kishte menduar vetëvrasjen në kohën kur jetonte dhe punonte në familjen mbretërore, dhe se kur u përpoq të kërkonte ndihmë profesionale, asaj iu tha se “nuk do të ishte mirë për institucionin”.
Prince Harry dhe Meghan u larguan zyrtarisht nga familja mbretërore, pasi sikurse thanë ata, në Pallatin Mbretëror ishin shfaqur shqetësime rreth ngjyrës së lëkurës së djalit të tyre, Archiet.
Sipas AP Neës, intervista u ndoq nga rreth 49.1 milionë shikues në 17 vende. Në SHBA, 17.8 milionë njerëz u akorduan për ta parë atë në CBS, ndërsa 13.3 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar e panë atë në ITV./Independent /arbresh.info/
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...