Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Policia e Shtetit ka bërë gati planin e masave për mbarëvajtjen e Kuvendit të thirrur më 11 dhjetor. Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Hoxha tha se ka edhe një tjetër plan për të menaxhuar përplasje të mundshme që mund të ketë pas Kuvendit.
Sipas Hoxhës, agjencive të zbatimit të ligjit u është thënë se mund të kenë probleme, duke paralajmëruar përplasje për persona që mund të futen në seli dhe të shkaktojë trazira.
“Kam parë edhe këto ditë, ka një tentativë edhe nga struktura që është sot brenda selisë së PD për të krijuar idenë që do të ketë një përplasje për të marrë kalanë. Ka një ide. U është dhënë informacion edhe agjencive të zbatimit të ligjit. Ka një plan masash edhe të policisë. Ka plan edhe për atë që do të ndodhë mbrapa. U është thënë se mund të kemi probleme, përplasje dhe persona që mund të hyjnë një seli.
Policia është e detyruar ti dalë të keqes përpara.
Pastaj vijnë te pjesa e inteferimit. Kam parë njerëz, demokratë, qëndrestarë, që kanë pasur rol protagonisti të cilët i kam parë gjithë kohës bashkë. Këtë radhë kam pasur që disa kanë shkuar me Lulin dhe disa të tjerë janë me Berishën. Kjo nuk është gjë e mirë. Unë nëse do të isha te pjesë që këshillojnë, nuk do e këshilloja të bënte një Kuvend në 18, por te ky i datës 11 të shkonin.
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...