Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, deklaroi se ka përfaqësuar Kosovën në mbi 80 vende dhe se asnjëherë s’ka pasur fusnotë para vetes.
Në takimin e mbajtur para dy ditësh, në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, kryeministri Albin Kurti e ka përfaqësuar Kosovën me fusnotë, e për këtë Pacolli u shpreh se janë rrethana të tjera, të cilat, sipas tij, i di Kryeministri.
Ndër të tjera, Pacolli tha se Kryeministri ndoshta se ka parë fusnotën, shkruan rtv21.tv
Ndryshe, marrëveshja për fusnotën, ishte arritur më 24 shkurt të vitit 2012, në Bruksel, në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Përfaqësimi i Kosovës me fusnotë në forumet dhe nismat rajonale, do të vazhdojë derisa vendi të mos njihet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, vlerësojnë ish-zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohësit e zhvillimeve politike.
Fusnota i është vënë emrit të Kosovës në bazë të një marrëveshjeje në kuadër të dialogut me Serbinë në Bruksel, për të mundësuar përfaqësimin e Kosovës në konferenca e nisma rajonale, por edhe ato të nivelit më të gjerë ndërkombëtar./21media/
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll