Kryeministri Albin Kurti po bënë punën e duhur që po injoron Listën Serbe.
Kështu ka deklaruar kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në Click të RTV21.
Tutje ai ka thënë se nuk beson se është një rrugë e duhur e Listës Serbe të barrikadojë Kosovën.
Pacolli ka theksuar se e sheh të komplikuar bashkëpunimin me Listën Serbe.
Kujtojmë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka caktuar seanca me mandatin që ia jep Kushtetuta, pasi në mbledhjet e Kryesisë nuk pati kuorum për ta bërë një gjë të tillë. Konjufca madje ka thënë se Lista Serbe është duke e bojkotuar qëllimshëm Kuvendin./21media/
“Mirror”: Shqipëria, destinacioni më i kërkuar për pushime n...
Borrell zhvillon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor të ...
Gërvalla në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme në...
Policia jep detaje për vrasjen e Florim Zeqirit, rasti duke ...
Një i moshuar vdes në një kafiteri në Obiliq, policia nis he...
Superliga vazhdon sot me dy superduele