Google ADS

Nuk e pagoi dërgesën në vlerë 2.650 euro të cilën e porositi, arrestohet një vajzë nga Gjilani

20:13 | 9 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Një vajzë nga Gjilani është arrestuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale “Mashtrim”.
E arrestuara me inicialet L.S, kishte bërë një porosi përmes postës së shpejtë në vlerë prej 2.650 euro, me identitet të rrejshëm, M.H, por që kur kishte pranuar porosinë kishte ikur dhe nuk e kishte bërë pagesën.

Rasti ka ndodhur më datë 18.09.2021, ndërsa është arrestuar 09.12.2021.

“Policia e Kosovës, rajoni i Gjilanit, pas pranimit të informacioneve relevante lidhur me rastin ku një ankues (punëtor i një poste) ka raportuar se me datë 18.09.2021, deri sa ka pasur një dërgesë për ta sjellur në Gjilan në vlerë prej dy mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro (2650 Euro) një personi të gjinisë femërore me iniciale M.H. (emër i rrejshëm), në momentin e kontaktit me këtë person, e dyshuara merr porosinë duke i thënë pales ankuese se po shkon për t’i marr paratë dhe për t’ia sjell atij, ajo largohet në drejtim të panjohur duke e mashtruar atë”, thuhet në komunikatë, transmeton arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme