Ministri i Punëve të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova dhe ShBA ndajnë vlera të përbashkëta.
Sveçla i cili ndoqi punimet e Samitit të Demokracisë si pjesë e delegacionit të Kosovës të cilin e kryesonte presidentja, Vjosa Osmani përmes një postimi në
Facebook, tha se do të marrin hapa konkret për të avancuar zhvillimin e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.
“Kosova dhe SHBA-të ndajnë vlera të përbashkëta, dhe ne si anëtarë të kësaj nisme globale të jashtëzakonshme, do të ndërmarrim hapa konkret për të avancuar agjendën tonë kombëtare në zhvillimin e demokracisë, mbrojtjen e lirive dhe të drejtave universale të njeriut, forcimin e shtetit ligjor, dhe garantimin e sigurisë për gjithë qytetarët, pa dallim”, ka shkruar Sveçla, raporton arbresh.info.
Ai tha se SHBA-të do të jenë përgjithmonë inspirim dhe pishtar në rrugën tonë drejt zhvillimit dhe konsolidimit të shtetit ligjor dhe demokratik./arbresh.info/.
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’