Google ADS

Agim Ademi tregon se sa ka kushtuar implementimi i sistemi VAR në Superligën e Kosovës

18:34 | 9 Dhjetor 2021
KRG

Sot me ftesë  nga Federata e Futbollit të Kosovës për gazetarët sportivë, Agim Ademi ka folur për sukseset  e FFK-së gjatë vitit 2021.

Gjatë takimit, Ademi ka shpalosur për te ftuarit se sa ishte shuma e parave për të futur sistemin VAR në Superligën e Kosovës.

Presidenti ka theksuar se shuma e plotë ishte 1 milion e 700 mijë euro, të cilën e ka paguar FIFA.

“VAR-i ka kushtuar plot 1 milion e 700 mijë euro, gjë qe nuk e kam thënë ndonjëherë dhe është paguar nga FIFA, prandaj jemi shumë falënderues”- ka deklaruar Ademi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme