Ndeshja e shtyrë e natës së mbrëmshme mes Atalantas dhe Villarealit, do të zhvillohet sonte nga ora 19:00.
Ndeshja e paraparë të zhvillohej mbrëmë me orarin e planifikuar 21:00, u shtye për shkak të reshjeve të mëdha të borës që pamundësuan krijimin e kushteve të përshtatshme për lojë.
Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë ballafaqim.
Atalanta XI: Musso; Toloi, Demiral, Palomino; Hateboer, de Roon, Freuler, Maehle; Pessina; Zapata, Ilicic.
Villarreal XI: Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Estupinan; Gomez, Capoue, Parejo, A.Moreno; Danjuma, G.Moreno.
Kjo ndeshje do të përcaktojë skuadrën e fundit që do t’i bashkohet raundit të 1/16 të Ligës së Kampionëve.
Villareal gjendet e dyta në tabelë me shtatë pikë, gjersa Atalanta e treta me gjashtë pikë.
Skuadra italiane gjendet në një formë dukshëm më të mirë pasi ka katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, teksa skuadra spanjolle ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...