Pjesë e delegacionit të Kosovës në Samitin e Demokracisë edhe ministrja Haxhiu

16:51 | 9 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po merr pjesë në Samitin për Demokraci që organizohet nën patronazhin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si pjesë e delegacionit të Presidentes Osmani, njofton MD.

Qëllimi i këtij Samiti na bënë bashkë drejt përpjekjeve për të thelluar parimet e demokracisë dhe për t’i zbatuar ato, si mënyra më e mirë për të funksionuar brenda shoqërisë së lirë dhe të barabartë, ku respektohen të trajtohen ditnijtetshëm të gjithë dhe padallim.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në këtë samit ka paraqitur tri zotimet e Kosovës.

Ajo po ashtu ka thënë se Kosova do të angazhohet në përmbushjen e objektiva të këtij samiti si dhe parandalimin e propagandës ruse./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme