Të enjten në Nyon është bërë tërheqja e shortit për raundin e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për U17 në konkurrencën e femrave, i cili do të mbahet prej 3 deri më 15 maj në Bosnje e Hercegovinë.
Formati kualifikues është bërë në sistem të Ligës së Kombeve, ku Kombëtarja e Kosovës U17 në vjeshtë e kaloi me sukses rrethin e garave në Ligën B, duke u promovuar në Ligën A.
Tani në raundin e ardhshëm kualifikues në Ligën A, Dardanet U17 do të garojnë në Grupin A5, me Gjermaninë, Austrinë dhe Slloveninë.
Fituesit e shtatë grupeve do të kualifikohen në Kampionatin Evropian, duke iu bashkuar Bosnje e Hercegovinës si nikoqire e turneut, derisa skuadrat që përfundojnë në pozitat e katërta në grupe do të bien në Ligën B, për edicionin e ardhshëm kualifikues 2022/23.
Ndeshjet e Grupit A5 do të zhvillohen më 23, 26 dhe 29 mars 2022, derisa vendi nikoqir i ndeshjeve të këtij grupi do të vendoset javën e ardhshme nëpërmjet shortit nga UEFA.
Po ashtu, sot është bërë tërheqja e shortit edhe për edicionin e ri kualifikues 2022/23 për Kampionatin Evropian për Kombëtaren U19 (femrat).
Kosova do të bëjë pjesë në Ligën B në Grupin 4, së bashku me Skocinë, Estoninë dhe Kazakistanin.
Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në muajin prill të vitit të ardhshëm në Skoci. Gjashtë skuadrat fituese të grupeve dhe skuadrat e vendeve të dyta me bilancin më të mirë në duelet ndaj skuadrave të para dhe të treta do të promovohen në Ligën A./Arbresh.info
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...