Humbja e mbrëmshme 3-0 ndaj Bayern Munchen, e cila e eleminoi Barcelonën nga Liga e Kampionëve, ishte një realitet i hidhur për gjigandët e LaLigës.
Kjo është hera e parë në 21 vjet që Barcelona eliminohet nga faza e grupeve të UEFA Champions League. Ata arritën të shënojnë vetëm dy gola nga gjashtë ndeshje në këtë kompeticion. Ndërsa mungesa e Lionel Messit ishte një faktor kryesor, madhësia e punës së rindërtimit që duhet të ndërmerret nuk mund të anashkalohet.
Tani, “Diario AS” raporton se menaxheri i katalanasve, Xavi dhe presidenti i klubit, Joan Laporta folën gjatë fluturimit nga Gjermania pas humbjes, gjatë së cilës ata pranuan realitetin se Barcelona ishte dy ose tre nivele poshtë një ekipi si Bayern Munchen.
Dyshja besohet se kanë rënë dakord se do të duhen bërë disa ndryshime drastike për të ndalur këtë rënie dhe për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm.
Raporti gjithashtu pretendon se Xavi i bëri një premtim Laportës për ta rikthyer skuadrën në krye. 41-vjeçari besohet se i ka thënë presidentit të klubit se brenda një viti, ai do të ndërtojë një ekip që është gati të konkurrojë në të njëjtin nivel me Bayern Munchen.
Laporta, nga ana tjetër, mësohet se i ka dhënë fjalën legjendës së klubit se do të mbështetet deri në fund në afatin kalimtar, me klubin gati të bëjë përpjekje serioze për të rindërtuar skuadrën pavarësisht situatës financiare.
Hapi i parë në këtë drejtim do të fillojë me afatin kalimtar të janarit, ku Barcelona do të bëjë përpjekje serioze për të shkarkuar lojtarë të padëshirar si Philippe Coutinho, Samuel Umtiti, Luuk de Jong dhe Alex Collado, gjë që do të ndihmojë në lirimin e hapsirës në faturën e pagave.
Për më tepër, rikthimi i Pedrit, Ansu Fati dhe Martin Braithwaite nga lëndimet dhe disponueshëmria e Dani Alves do të rriste gjithashtu nivelin e skuadrës. Në krye të kësaj, Barça gjithashtu dëshiron të bëjë disa nënshkrime, me Ferran Torres të Manchester Cityt në krye të listës.
Në të njëjtën kohë, do të hartohen edhe planet për përforcimin e skuadrës gjatë verës, pasi Xavi kërkon të ndërtojë një skuadër të aftë për të rikthyer ditët e lavdisë në “Camp Nou”./Arbresh.info
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...