Vajzat e legjendës, Pele donin të qetësonin fansat përmes rrjeteve sociale për gjendjen shëndetësore të kampionit brazilian, i shtruar në spitalin, Albert Einstein në Sao Pauolo.
“Për dy ose tre ditë ai vjen në shtëpi për të shijuar Krishtlindjet. Kjo nuk ishte një surprizë”.
“Shtrimi në spital tashmë ishte planifikuar dhe është pjeës e trajtimit”, shkroi Kely Nascimento në Instagram, duke postuar një foto në të cilën motra e saj, Flavia Kurtz përqafon babain e saj të buzëqeshur në një shtrat spitalor.
Duke publikuar të njëjtin imazh, Flavia Kurtz i ftoi të gjithë të jenë “të qetë” duke shpjeguar se kjo është “vizita e fundit e vitit në spital” për seanca kimioterapie dhe kontrolle të tjera.
Pele, 81-vjeç, u shtrua në spital për t’iu nënshtruar një cikli të ri trajtimesh pasi ishte operuar në të njëjtin spital për kancerin e zorrës së trashë “të zbuluar shtatorin e kaluar”, sipas një informacioni që shpërndau spitali, që shtoi gjithashtu se pacienti është në gjendje stabile dhe parashikohet që pas disa ditësh të dalë nga spitali./Arbresh.info
View this post on Instagram
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona