Tre këmbësorë goditen nga dy vetura në Lipjan

14:59 | 9 Dhjetor 2021
V. S.

Sot rreth orës 13:00, në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshirë dy automjete dhe tre këmbësorë.

Kështu ka  bërë të ditur për Arbresh.info, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00, në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshirë dy automjete dhe tre këmbësorë. Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka pohuar Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme