Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshja e xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës mes Llapit dhe Prishtinës të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Një gjë e tillë është vendosur për shkak të terrenit jo të përshtatshëm për lojë në stadiumin e Merdares, ku deri më tani i ka zhvilluar ndeshjet si vendase skuadra e Llapit.
Dueli Llapi – Prishtina luhet të shtunën, me fillim nga ora 13:00.
Sfida është e një rëndësie të veçant për të dyja ekipet, pasi si Prishtina, ashtu edhe Llapi synon pjesën e epërme të tabelës.
Pas këtij takimi, kryeqytetasit ndodhen në pozitën e pesëtë me 24 pikë, ndërsa llapjanët zënë vendin e katërt me 26 pikë./Arbresh.info
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur