Britania e Madhe mbështet sanksionet kundër grupit të Veselinoviqit

13:48 | 9 Dhjetor 2021
V. S.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott thotë se përkrah vendimin e Thesarit amerikan për të vendosur sanksione ndaj individëve që kanë lidhje me grupin e Zvonko Veselinoviqit në veri të vendit.

Ai më anë të një shkrimi në Facebook, është shprehur se ky veprim është me interes për të gjithë komunitetet në Kosovë.

“Mirëpres vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër individëve të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion. Kjo është në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka shkruar Abbott.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme